E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Regjistrimi i fëmijëve në institucione parashkollore private: Komuna e Prishtinës ndanë nga 70 euro – ky është kriteri

- Advertisement1-

Nga shtatori i këtij viti pritet të filloj subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

Këtë e konfirmoi drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.

- Advertisement -

“Por prej shtatorit pritet me fillu”, tha ajo për Front Online.

Prej kësaj shume, do të përfitojnë rreth 120 familje.

Por, Musmurati nuk përjashton mundësinë që vitin tjetër do të rritet buxheti për këtë subvencionim.

“Po kjo është për një vit, ndoshta vitin tjetër e rrisim buxhetin, kjo është hera e parë që po e bëjmë, të shikojmë njëherë sa aplikime po kemi, qysh po shkon puna”, deklaroi ajo

Përveç kriterit që është për ato familje që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro, Musmurati thotë se do të ketë edhe kritere të tjera. burimi kontabilisti

“Tani jemi duke e bërë listën e kritereve të sakta, dhe listën e çerdheve që janë të licencuara prej ministrisë, çerdhet private, dhe mandej vazhdojmë”, tha ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Musmurati më parë ka thënë se janë detyruar të bëjnë një bashkëpunim të tillë me kopshtet private, pasi që është numër tejet i vogël i kopshteve publike.

Komuna e Prishtinës ka miratuar vendimin për subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...