Regjistrat në shkolla, vlerësimet dhe të dhënat e nxënësve do të kalojnë në E-Albania

- Advertisement -

Sezonin e parë, nxënësit dhe mësuesit në shkollat e vendit e kanë mbyllur pa regjistra, ndërkohë që çdo e dhënë për vlerësimin e nxënësve është ruajtur në mënyrë alternative nga arsimtarët.”

- paragrafi 1 -

Heqja e regjistrave nga shkollat është bërë pasi notat do të hidhen në një sistem të ri elektronik. Grupe të vogla mësuesish kanë nisur trajnimin që i gjithë informacioni i nxënësve, si notat apo vlerësime të tjera, të kalojnë elektronikisht në platformën E-Albania.

- Advertisement -

“Kur po hyjmë në muajin e katërt nga nisja e vitit të ri arsimor, ende nëpër shkollat në të gjithë Shqipërinë nuk kanë shkuar regjistra.”

Sezoni i parë i shkollës, aktualisht figuron vetëm në këto dokumente të cilat pritet që më pas, të ruhen zyrtarisht duke u shkaktuar një punë e lodhje të dyfishtë mësuesve.

Por çfarë pritet të ndodhë?

- Advertisement -

Mësuesit në disa shkolla në kryeqytet janë njoftuar se të dhëna do të kalojnë elektornikisht dhe do të aksesohen përmes portalit qeveritar E Albania.

Pavarësisht këtij njoftimi, procesi duket se do përgatitje edhe pse ende nuk ka nisur trajnimi në masë i mësuesve. Aktualisht po punohet nga ministria vetëm me grupe të vogla, e më pas do do të shtrihet në në të gjitha shkollat e vendit.

Bëhet fjalë për ngritjen e një regjistri elektronik që të gjitha të dhënat e nxënësve do të shëprndahen përmes E-Albania, si dëftesat apo edhe notat e përditshme.

Mësohet gjithashtu se edhe prindërve u është kërkuar që të dorëzojnë pranë drejtorive të shkollave dëftesën e një viti më parë të nxënësve për të nisur regjistrimin e tyre.

Ky ndryshim i sistemit vjen menjëherë pas kalimit të regjistrimit të nxënësve përmes ealbania,m proces i cili hasi probleme të vazhdueshme e për pasojë edhe shtyrje të regjistrimit.

Megjithatë mbetet për tu parë, nëse të njëjtat vështirësi mësuesit do ti kenë edhe në këtë shërbim të ri i cili është emëruar si sistemi i menaxhimit të informacionit për arsimin parauniversitar.