E martë, 21 Janar, 2025

Regjisorja e fëmijëve rrëfen vështirësitë e profesionit: Ndoqa ëndrrën, djali ka ndjerë mungesën time në shtëpi

- Advertisement1-

Alma Hoti, regjisorja e fëmijëve është shprehur sot në studion e “Jeto me Orën “ se Shkodra ka qenë një muzë për të.


“Jam rritur mes artistëve ku këndonim dhe bënim humor. Më shumë vështirësi kam arritur të gjej oazin tim dhe të bëjë me sukses misionin tim. Shumë njerëz më kanë thënë që kjo sfidë është shumë e vështirë për ty, por unë vazhdova të ndiqja ëndrrat e mija pavarësisht që kisha një fëmijë të vogël për të rritur , por gjithashtu mbështetja e familjes ka qenë një suport i madh për të vazhduar përpara “ u shpreh regjisorja.

- Advertisement -

Hoti u ndal edhe tek shfaqet që ka realizuar për fëmijë në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas Hotit arti është “Balsami i shpirtit “, megjithatë ajo e nënvizoi faktin se nuk është e leht të bësh karrierë kur je nënë.

“Nga ngarkesa e punës ka pasur momente që djali ka ndjerë mungesën time në shtëpi “ u shpreh ajo.

Në fund të emisionit Hoti dhuroi një copëz shfaqje teatrale për fëmijët nga ekrani i emsionit “ Jeto me Orën “.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...