E hënë, 20 Janar, 2025

Refuzoi vendosjen e maskës: Momenti kur babai i një nxënësi nxirret jashtë nga mbledhja e shkollës

- Advertisement1-

Një baba i dy fëmijëve diku në New York u largua me forcë nga një mbledhje e bordit të shkollës këtë javë pasi refuzoi ta mbante maskën.

Sipas medieve të huaja, të martën në mbrëmje, Dave Calus, ishte ulur dhe nuk kishte maskë derisa shikonte një prezantim në një takim të bordit arsimor në Webster, në lindje të Rochester, kur roja i sigurisë thuhet se i kërkoi atij ta vendoste maskën.

- Advertisement -

 

Thuhet se Calus iu përgjigj me “faleminderit”, por roja vazhdoi: “Jo, ju duhet ta vendosni maskën tani”.

Pamjet tregojnë se si babai vazhdon ta refuzojë vendosjen e maskës.

Më pas roja e kap pjesën e pasme të karriges së tij, duke e tërhequr mbrapsht nëpër dysheme.

Babai kthehet për t’u përballur me rojën, derisa ky i fundit po ia tregonte derën.

Disa çaste më vone, roja përfundimisht e nxjerrë burrin nga dhoma.Një grua dëgjohet duke bërtitur: ‘Çfarë po bën?! Çfarë po bën?! Ky është sulm!’

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...