E diel, 26 Janar, 2025

Refuzohen të shtunat, në kryeqytet mësim u mbajt edhe me vetëm nga dy nxënës

- Advertisement1-

Edhe e shtuna e dytë e kalendarit të ri shkollor u shënua me prezencë të vogël të nxënësve në shkolla për të ndjekur mësimin.

Disa shkolla në kryeqytet kanë treguar se kanë mbajtur orët edhe me nga dy nxënës. E prindërit kanë vazhduar të qëndrojnë pas thirrjes së tyre që në fundjavë të mos mbahet mësim
Edhe këtë të shtunë shumica e klasave në shkollat e kryeqytetit mbetën bosh apo me numër të vogël nxënësish.

- Advertisement -

Edhe këtë të shtunë shumica e klasave në shkollat e kryeqytetit mbetën bosh apo me numër të vogël nxënësish.

Të paktë ishin ata prindër që i dërguan fëmijët e tyre për të ndjekur mësimin në ditë vikendi, ashtu siç parashihet me kalendarin e ri shkollor.

Në shkollën fillore “Ismail Qemali”, që numëron afër 3 mijë nxënës, tregojnë se për dallim nga e shtuna e kaluar, këtë javë përqindja e mungesave është edhe më e madhe.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj shkolle, Mimoza Krasniqi, thotë se kjo mënyrë e mbajtjes së mësimit nuk tregon efekt.

“Në procesin mësimor janë vetëm 8 për qind, ndërsa tek cikli i ulët përqindja është po ashtu shumë e ulët, që është 18 për qind. Vetëm pesë mësuese janë duke mbajtur mësim, një mësuese është me dy nxënës, tjetra e ka një numër të konsiderueshëm të fëmijëve”, ka thënë ajo.

Situatë e ngjashme ishte edhe në shkollat e tjera të ciklit të ulët në kryeqytet, në të cilat nuk dëshiruan të prononcoheshin para kamerës.

- Advertisement -rrrrrrr

Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” një mësimdhënëse që ligjëron lëndën e gjuhës angleze tregon se në disa klasa ka hasur në pengesa.

“Numri i nxënësve në disa klasa ka qenë i vogël, por në disa klasa ka qenë një numër që kemi mundur me mbajt mësimin. Fëmijët prindërit nuk i kanë sjellë në shkollë për arsye të tyre, për shkak se ishte vikend, por ne është dashtë me mbajt mësimin”, ka deklaruar mësimdhënësja Lule Hoxha.

E në SBASHK kanë pasur një kërkesë tjetër.

“Ligji i punës edhe kontrata kolektive e precizon që java e punës është nga e hëna deri të premten, dhe nëse për cilindo shkak punëtorët e arsimit angazhohen ditëve të vikendit apo festave, është i obliguar shteti që t’i paguajë edhe pjesën për vikende që i bie afro 50 për qind më shumë sesa mëditja e zakonshme”, ka thënë kreu i Sindikatës, Rrahman Jasharaj.

Këshilli i Prindërve një ditë më parë ka ripërsëritur qëndrimin që në fundjavë të mos mbahet mësimi.

KOHA i ka pyetur DKA-në në Prishtinë, si dhe Ministrinë e Arsimit për mbarëvajtjen e mësimit në nivel vendi, por nuk ka marrë sqarime. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrahman Jasharaj: Me shkumës e shpuzë në shekullin 21, e kemi vështirë të bëjmë gara për dije

Mandati katër vjeçar i Qeverisë Kurti për Sindikatat e Pavarura te Kosovës, po vlerësohen...

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...