E enjte, 21 Nëntor, 2024

Reforma në alfabetin e shqipes – a duhet të hiqet shkronja NJ?

- Advertisement1-

Alfabeti dhe roli i tij në gjuhë

Alfabeti (greqishtja e lashtë: [alphábētos]) është një përmbledhje shkronjash të cilat shërbejnë për të bërë paraqitjen me shkrim të tingujve të një gjuhe.
Alfabeti i gjuhës shqipe zyrtarisht ka 36 shkronja, prej te cilave 7 janë zanore dhe 29 bashkëtingullore.

- Advertisement -

Roli kryesor i alfabetit, te nje gjuhe te caktuar, si përmbledhje shkronjash qendron ne pasqyrimin e perbashkët te germave te asaj gjuhe. çdo gjuhë ka alfabetin e vet, forma, madhësia, tingullimi etj. i germave te te cilit varen nga zhvillimi gjuhësor, historik dhe intelektual i atij populli.

Për t’u mesuar një gjuhë për t’u shkruar se pari mësohen germat e tij, pra alfabeti. Ai paraqet themelin e gjuhës në realitet dhe është pasqyrë e asaj gjuhe, sherben per te komunikuar me njerëzit qe flasin, shkruajnë apo lexojnë atë gjuhë, qofshin ata te brendshëm apo te jashtëm.

Ne tani do te hyjmë ne temë në pika te shkurtera, pa u zgjerur në qështje tjera gjuhësore e historike.

Përse duhet hequr germa NJ?

Siç edhe e dijmë alfabeti i shqipes ka 36 shkronja te percaktuara në kongresin e gjuhës ne Manastir në vitin 1908. Në atë kohë janë paraqitur disa alfabete më me shumë apo më me pak germa dhe është përcaktur ai qe ne perdorim sot.

Nga këto 36 shkronja 25 prej tyre janë te thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 shkronja diakritike (ë, ç).

- Advertisement -rrrrrrr

Germa “nj” bën pjesë në bashkëtingullore bigrame dhe formohet nga dy germa te thjeshta, respektivisht “n” dhe “j”. Numri i madh i shkronjave bigrame si germa te veçanta në alfabetin e shqipes është veçori e saj. Me kombinimin e dy shkronjave te caktuara jipet një shkronjë e re e cilat përbën një tingull në te folmen e shqipes.

Shkronja “nj” është një shkronjë e cila përbëhet nga dy germa te bashkuara, por qe nuk jep tingull te ri. Ato dy shkronja lexohen njejtë te konceptuara si shkronja te veçanta apo si shkronja njëra pas tjeres se bashku.

Metoda krahasimit

Nëse marrin dhe krahasojmë menyren e kombinimit te germave “n” dhe “j” dhe krijimit në shkronjë te veçantë “nj” me menyren e kombinimit te shkronjave tjera te thjeshta te gjuhes shqipe, atëhere mund te kuptojmë se nga kjo menyrë mund te na dalin shumë me shumë germa tjera. Përshembull njejtë mund te krijojmë një germë te veçantë “dj” ashtu siç kemi atë “nj” apo “bj, ng, nd etj. “.

Metoda e apostrofit

Nëse ne gjuhen shqipe bashkohen dy germa ato mund te japin një tingull te ri siç janë p.sh.: dh, gj, ll, rr, sh, th, xh, zh, por nuk japin në rastin e shkronjës “nj”. Kjo mund te vertetohet me anë te apostrofit. Nëse me apostrof ndahen germat “th” në “t’h” atëhere ato lexohen si germa te veçanta dhe nuk japin tingullin e njejt me “th”. Përshembull emri Mit’hat nuk lexohet njejt sikur te shkruhet Mithat pa apostrof. Mirpo kjo nuk ndodh me germën “nj”. Ajo plotësisht lexohet njejtë me apo pa apostrof, se bashku apo ndaras. Përshembull fjala “njeri” apo “n’jeri” lexohen plotësisht njejtë. Germa “nj” apo germat veç “n” dhe “j” se bashku apo ndaras japin po te njejtin tingull. Kjo dëshmon jodomosdoshmerinë e te qenit te germes “nj” si shkronjë e veçantë në alfabetin e gjuhës shqipe.

Arsyet kryesore se përse duhet hequr shkronja “nj” mund t’i përmbledhim si vijon:

– heqja e shkronjës “nj” lehtëson alfabetin e shqipës dhe në çdo aspekt liron atë nga një germë e panevojshme si germë e veçantë

– lehtëson mbajtjen mend dhe shkrim leximin e shkronjave shqipe për fëmijet dhe te huajt

– si qështje e thjeshtë për t’u kuptuar mund te hap rrugen (thyej akullin) për reformimin dhe modernizmin e gjuhës shqipe edhe në sfera tjera (qoftë futjen apo heqjen e rregullave, fjalive, germave tjera apo ndonjë qështje tjetër)

Problemet

Problemet te cilat mund t’i hasim gjatë reformimit te alfabetit te gjuhes shqipe, respektivisht te heqjes se germës “nj” mund te jenë kryesisht te natyres qoftë nacionaliste apo psikologjike, por asnjehere shkencore.

Dikush mund te niset nga fakti se duhet te ruajm kete alfabet ashtu siç na ka lënë historia dhe te paret, ndërsa te tjerët se “keshtu ka qenë gjithmon” apo se “kështu ska qenë asnjëherë” apo “po bëjmë diçka çka skanë berë te tjerët”. Alfabeti është thjeshtë përmbledhje germash qe paraqet realisht në nivel standard një gjuhë dhe për te lehtesuar te mesuarit dhe te shkruarit e një gjuhe. Ai nuk varet aspak nga ato probleme qe cekem me lartë, por nga zhvillimi historik, shkencore dhe akademik i gjuhës. Gjuha qe kemi duhet te perfaqësojë pak a shumë atë qe ne si shqiptar flasim në një shkallë shkecore (standarde). Heqja e germes “nj” aspak nuk cenon punën e gjuhëtarëve dhe mendimtarëve te parë, por thjeshtë qon perpara punën e tyre per ta bëre shqipen me shkrim modern. Reformime gjuhësore bëjnë te gjitha gjuhët ndërkombtare, sipas nevojës.

Shqipëtarët përveç 7 zanoreve standarde shqipëtojnë dy apo tre here me shumë zanore në forma te ndryshme (gojore apo hundore), mirpo janë marrur vetem ato kryesoret. Dialekte te ndryshme kanë tinguj te cilet ndoshta nuk i përfaqëson alfabeti i sotëm, p.sh. tek gegët mund te vërejmë dy tinguj te cilat me alfabetin e sotëm standard mund t’i paraqisnim si “ng” apo “nd” (“me ngajt” dhe “me ndejt”) qe këto germa (“n,g” dhe “n,d”) nuk shqiptohen si germa te veçanta por si një tingull i thellë (hundor) i përbashkët. Vetë fakti i ekzistimit te numrit te madh te germave hundore në dialektin gegë e bëjnë atë me te vështir për t’u mesuar. Po ashtu në historinë e gjuhës shqipe ka pasur alfabete me mbi 50 shkronja (alfabeti i Elbasani).

Heqja e germës “nj” nuk paraqet kurrfar problemi, përkundrazi e liron alfabetin nga një shkronjë e panevojshme. Sepse alfabetin nuk e kemi për te mbledhur germa dhe për te shtuar numër, por per te treguar nivelin tonë intelektual si popull. Një gjuhë sa me e thjeshtë qe te jetë e mundur është aq me moderne.

Rekomandimet

– Germa “nj” duhet te hiqet si shkronjë e veçantë nga alfabeti i shqipës dhe ky alfabet te ketë vetëm 35 shkronja.

– Gjitha fjalët qe nisin me “nj” duhet te shkruhen thjeshtë ashtu siç janë shkruar deri sot, por te kuptohen se shkruhen me dy germa te veçanta te gjuhes shqipe “n” dhe “j”.

– Te gjitha fjalët qe fillojnë me te ashtuquajturen shkronjë “nj” (në fjalore, enciklopedi apo renditje tjetër), duhet te renditen si fjalë qe fillojnë me germën “n” dhe pasojnë nga ajo “j”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop