Reforma dhe vlerësimi i mësuesve – Sfida e cilësisë reale

- Advertisement5 -

Nga Besnik Bashaliu

- paragrafi 1 -

Në 30 vitet e fundit, arsimi shqiptar ka kaluar cikle të shpeshta reformash, shpesh të udhëhequra nga nevoja politike dhe jo ato pedagogjike.

- Advertisement - M1

Për dekada, standardi i vlerësimit të shkallëve të kualifikimit u bazua në provimin kombëtar, por dy vitet e fundit janë futur instrumente të reja: ora e hapur dhe projekti lëndor.

Edhe pse të matshme, këto nuk pasqyrojnë praktikën reale, sidomos për mësuesit me përvojë të gjatë.

Përvoja europiane tregon se instrumentet funksionojnë vetëm kur lidhen me zhvillimin profesional dhe rezultatet e nxënësve.

- Advertisement - m2

Cilësia e mësimdhënies nuk mund të matet thjesht me burokraci.

Orët e vëzhgimit gjatë vitit shkollor, të realizuara nga titullari i institucionit arsimor si dhe koordinatori i cilësisë së arsimit, ofrojnë pasqyrë më reale për matjen jo vetëm të performancës së mësuesit por edhe të cilësisë së procesit të të nxënit.

Shuma e këtyre vlerësimeve mund të shërbejë si standard për avancimin në nivelet e kualifikimit, duke lidhur njohuritë, metodologjinë dhe ndikimin e mësuesit mbi nxënësit përtej burokracisë formale.

© Portali Shkollor-