E enjte, 13 Shkurt, 2025

Redon Lladrovci, talenti që po shkëlqen në shkencë dhe astronomi

- Advertisement1-

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar Redon Lladrovcin, një nxënës i klasës së 12-të me rezultate të shkëlqyera dhe pasion të veçantë për shkencat natyrore, veçanërisht fizikën nukleare dhe astronominë.

Redoni ka fituar vendin e parë në Kosovë në astronomi dhe ka marrë pjesë në aktivitete që promovojnë shkencën, duke ndarë njohuritë e tij brenda dhe jashtë vendit. Me një synim të qartë për të kontribuar në shkencë dhe për të zbuluar kura për sëmundje si kanceri, ai përfaqëson një shembull frymëzues për të rinjtë.

- Advertisement -

“Aspiratat e tij për t’u bërë fizikan nuklear pasqyrojnë përkushtimin dhe ambiciet e tij për shkencën në shërbim të njerëzimit,” tha Lladrovci, duke shprehur krenarinë e tij për talentin dhe përkushtimin e Redonit.

“Me synimin për të ndjekur studimet në fizikë nukleare dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave globale, Redoni shpreson të bëhet pjesë e brezit të ri të shkencëtarëve që kontribuojnë në mirëqenien e njerëzimit dhe në zbulimet shkencore. Suksese Redon, krenar me arritjet dhe synimet tuaja!” ka shkruar Lladrovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesoresha Tahire Abazi nga Ferizaj

Është pensionuar profesoresha Tahire Abazi, shkruan AlbanianEducation.net. Ajo ka qenë profesoreshë në shkollën e Mesme...

Nga Evans Drishti: Fenomeni i bullizimit kërkon me emergjencë një ligjvënie të fortë në ambientet shkollore

Shkrimi i Evans Drishtit “Kërkesa e llogarisë duhet ta mundë heshtjen” ngre alarmin për bullizmin...

Nga Mimoza Rexhvelaj: Punoj mësuese prej 20 vitesh në arsim, asnjëherë nuk e kam lejuar bullizmin

Punoj mësuese prej 20 vitesh në arsim me pozicione pune të ndryshme si; inspektore,...

Pensionohet mësuesja Aferdita Komoni nga Gjakova

Është pensionuar mësuesja Aferdita Komoni e cila së fundmi ka mbajtur pozitën e bibliotekistes...