Redon Lladrovci, nxënësi që po e përfaqëson Kosovën me dinjitet në aktivitete shkencore ndërkombëtare

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka ka pritur në takim kampionin e astronomisë në Kosovë, Redon Lladrovci.

- paragrafi 1 -

Takimi ishte një mundësi për të shprehur mirënjohje dhe krenari për të rinjtë që me punë, pasion dhe përkushtim bëhen shembull frymëzues për gjithë rininë.

- Advertisement -

Redoni, i njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e astronomisë, ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në aktivitete shkencore ndërkombëtare, duke dëshmuar se vendi ynë ka potencial të madh në shkencë dhe inovacion.

- Advertisement -

“Jemi krenarë që shteti dhe komuna jonë kanë të rinj të tillë, që na bëjnë të mburremi dhe e ngrenë lart emrin e vendit kudo në botë”, u tha në këtë rast.