E hënë, 24 Shkurt, 2025

REAGONI MORE, janë fëmijët tanë: Nxënësit shqiptarë në Lluçan të Bujanocit mësojnë në shkollën ku shiu bie brenda në klasë – Serbia asnjë cent mbështetje për ta

- Advertisement1-

Një realitet tejet i hidhur po ndodhë në shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë në Bujanoc.

Është gazetari nga Shqipëria, Marin Mema që ka shpalosur padrejtësinë dhe mospërkrahjen totale që po pësojnë nxënësit shqiptarë të Bujanocit.

- Advertisement -

Ai ka treguar se 5,3 milionë euro është shuma që shteti i Serbisë ka investuar për shkollat ku mësojnë nxënësit serbë në Komunën e Bujanocit në Serbi, ndêrsa zero mbështetje shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai ka publikuar pamje të shkollës “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan të Bujanocit ku fëmijët shqiptarë duhet të mbajnë çadra për shkak të shiut që bie brenda.

Mema ju ka bërë thirrje institucioneve nga Tirana zyrtare të reagojnë.

“Jemi përballë një diskriminimi të frikshëm, por Tirana hesht! Reagoni more, reagoni more fort, janë fëmijët tanë! E kemi detyrim kushtetues të flasim për ta, ti mbrojmë! Ky është turp!”, ka shkruar ai.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Postimi i tij i plotë:

5,3 milionë euro është shuma që shteti i Serbisë ka investuar për shkollat ku mësojnë nxënësit serbë në Komunën e Bujanocit në Serbi. Në ndërkohë asnjë mbēshtetje, qoftë edhe minimale nuk jepet për shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë po në këtë komunë.

Në fotografi është shkolla “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan të Bujanocit ku fëmijët shqiptarë duhet të mbajnë çadra për shkak të shiut që bie brënda!

Pse kjo heshtje? Jemi përballë një diskriminimi të frikshëm, por Tirana hesht! Reagoni more, reagoni more fort, janë fëmijët tanë! E kemi detyrim kushtetues të flasim për ta, ti mbrojmë! Ky është turp! Si mundet ti braktisim fëmijët tanë, shqiptarët tanë kështu!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...