E enjte, 19 Shtator, 2024

Reagon Teach For Kosova: Rezultatet e PISA-s tejet zhënjyese, nevojitet rekrutim më i drejtë i mësimdhënësve

- Advertisement1-

Organizata Teach For Kosova, ka reaguar pas rezultateve të testit PISA të publikuara sot, ku Kosova doli tejet dobët.

Në reagimin e saj thuhet se numrat tregojnë një rrugëtim sfidues, por këto rezultate duhet parë si një thirrje për veprime në nivelin personal, shoqëror, dhe kombëtar.

- Advertisement -

“Kemi nevojë për rekrutim më të drejtë të mësimdhënësve; për zhvillim profesional të mësimdhënësve; për vlerësim më të mirë të performancës së mësimdhënësve”, thujet ndër të tjera në reagimin e kësaj organizate, shkruan AlbanianEducation.net.

Reagimi i plotë:

REAGIM: Rezultatet e testit nderkombëtar PISA janë përsëri tejet zhgënjyese për Kosovën.

Numrat tregojnë një rrugëtim sfidues, por ne duhet t’i shohim këto rezultate si një thirrje për veprime në nivelin personal, shoqëror, dhe kombëtar.

Një person, një OJQ, ose një politikë nuk mund të ndryshojë një sistem arsimor. Nevojitet një shoqëri e përkushtuar që beson dhe punon drejt një vizioni të përbashkët.

Vizioni ynë i përbashkët që të gjithë fëmijët e Kosovës të kenë arsim të shkëlqyer, arrihet vetëm duke filluar t’i zbatojmë ndryshimet që i duhen Kosovës.

- Advertisement -rrrrrrr

Kemi nevojë për rekrutim më të drejtë të mësimdhënësve; për zhvillim profesional të mësimdhënësve; për vlerësim më të mirë të performancës së mësimdhënësve.

Mbi të gjitha, kemi nevojë për një shoqëri që e di se arritjet akademike të fëmijëve tanë duhet të përmirësohen!

Dhe për fund, ne duhet të punojmë kolektivisht drejt një të ardhme, ku të gjithë fëmijët e Kosovës – pa marrë parasysh prejardhjen apo etninë – do të kenë qasje në një sistem arsimor që i përgatitë ata për një sukses të përjetshëm.

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...