Reagon Rrahman Jasharaj pasi MASHTI e shkëputi Kontratën Kolektive: Po goditen punëtorët e arsimit

- Advertisement -

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar për shkëputjen e Kontratës Kolektive nga ana e Ministrisë së Arsimit.

- paragrafi 1 -

Jasharaj në një deklaratë për Nacionalen, ka thënë se kjo është tendencë për t’i goditur punëtorët e arsimit.

- Advertisement -

“Përpjekja për shkëputje të njëanshme të Kontratës Kolektive të Arsimit, është edhe një përpjekje për të goditur e për të ndëshkuar punëtorët e arsimit. Kontrata Kolektive e Arsimit u nënshkrua më 21 janar 2021 nga MASHT dhe SBASHK pas 3 muaj takimesh të komisioneve të MASHT dhe të SBASHK. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim të njëanshëm të MASHT-it me rrugë ligjore”- ka thënë Jasharaj për gazetën Nacionale.

“Pas tre muajsh takime të dialogut, komisioni i përbërë nga përfaqësues të MASHT dhe SBASHK duke respektuar Ligjin e Punës. Ata kanë përgatitur tekstin final të Kontratës, që është nënshkruar nga ministri dhe kryetari i SBAShK-ut. Kontrata mbetet në fuqi, ne rastin do ta dërgojmë në Gjykatë”- ka deklaruar Jasharaj.

Ishte pikërisht Rrahman Jasharaj që e nënshkroi Kotratën Kolektive në vitin 2021, bashkë me ministrin e atëhershëm të Arsimit, Ramë Likaj.

- Advertisement -

Në këtë Kontratë Kolektive përfshihet mbulimi i 70% të shpenzimeve të udhëtimit për arsimtarët.