Reagon Nagavci pas rrahjes së 3-vjeçarit në çerdhe: Do të ndërmarrim masa të menjëhershme

- Advertisement -
  • Ministrja Arbërie Nagavci ka reaguar pas raportimit se një fëmijë 3 vjeçar është rrahur nga edukatoret në çerdhen publike në Fushê Kosovë.

Nagavci thotë se Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojnë raportin, do të ndërmarrin masa të menjëhershme, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i ministres:

- Advertisement -

Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.

Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

- Advertisement -

Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.

MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.