“Nuse mësuese”, kënga e fundit e Shkurte Fejza dhe vajzës së saj Gresa Behluli, ngjalli reagimin e e Qendrës Kosovare për Studime Gjinor, të cilët e cilësuar si promovim i nënshtrimit të grave.
Por këngëtarja Gresa Behluli ka reaguar dhe ka dhënë sqarimin, duke thënë se teksti i këngës është satirik dhe se kanë ironizuar me botëkuptimet e ndryshme mes gjeneratave.
“Mund të merret si tekst edukues ndaj gjeneratës së vjetër: “me ndëgju nana te ka mësu”…”vjehrrën me ndëgju i nderon prindërit e tu”? Ku është ndikimi negativ këtu?”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Gresës, shkruan Kids of Kosova.
Gresa shtron pyetjen pse nuk bëhen reagime ndaj këngëve që paraqesin femrën si objekt seksi?
Reagimi i plotë i këngëtares Behluli:
Te dashur miq e posaqerisht vajza- gra…
Teksti i kenges “Nuse mesuese” eshte shkru nga Ilir Berani dhe eshte mendu si nje teme qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk eshte menduar ne asnje menyre si diskriminues ndaj gjinise femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet, dhe jam gjithmone ne mbeshtetje dhe pro ngritjes se femres ne shoqeri!!
Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne cka do te thote ” satire” po ja u sqaroj: tekst ironik ose ma thjeshte po ja u sqaroj: tekst hajgare!
Pekundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjenerates se vjeter: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prinderit e tu”? Ku eshte ndikimi negativ ketu?
Eshte debat ne mes te femrave ne kete rast?
P.s. Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike, qe degradojne femren dhe ato na shfaqen edhe ne 12 dites neper televizione tona… Femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni?
Kur paraqitet femra vetem si objekt seksi juve nuk ju duket diskriminuese kjo ndaj femres?
Më poshtë gjeni tekstin e këngës “Nuse, mësuese”:
Ah moj nuse sikur msuse
N’shpi t’burrit mban ligjërata
S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës
S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat
Mori nuse vezulluse
Ma e reja je n’ket shpi
Dikush tjetër ma i vjetër
Pun’t ma mirë se ti i di
Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mirë fjalt
N’daq pun’t mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë
Ah moj nuse lumja nuse
Bijat për ty e shqyen defin
Me gëzim të madh ty të kanë pritur
Prandaj ti mos jau prish qejfin
Me fol but e me dëgju
Nana ty nuse t’ka mësu
Vjehrrën me e respektu
Ti nderon prindërit e tu
Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mirë fjalt
N’daç punt mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë
Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mir fjalt
N’daç punët mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë.