Reagimi i djalit të Vesa Lumës kur dëgjon Dua Lipën të flasë shqip, bëhet viral në rrjetet sociale

- Advertisement -

Megjithëse prej kohësh janë shpërngulur në Zelandën e Re për një jetë më të mirë, Vesa Luma dhe Big Basta vazhdojnë ta edukojnë djalin e tyre me dashurinë për vendlindjen.

Ata i flasin të birit shqip dhe i mësojnë historinë e vendit nga vjen, ndaj Liani është një patriot i vogël që na kënaq çdo herë me dashurinë e tij për origjinën.

- Advertisement -

 

Madje, ai është ndjerë tepër krenar dhe i befasuar kur ka dëgjuar për herë të parë këngëtaren Dua Lipa të flasë shqip.

Ky moment i bukur nuk ka kaluar pa u filmuar nga Vesa, e cila është shkrirë së qeshuri me reagimin e të birit.

- Advertisement -

“Dua Lipa flet shqipen”- thotë Liani teksa mbulon dorën me gojë i habitur dhe buzëqesh me të madhe.

Më tej ai tregon se kur ta takojë Duan, do t’i japë një përqafim të madh.