Një nxënës i një shkolle në Fushë Kosovë, 13-vjeçar është dhunuar në Ferizaj nga një person tjetër i cili s’është identifikuar ende.
U.D e Drejtoreshës së shkollës ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rasti është zbuluar nga vetë shkolla pasi nxënësi kishte munguar, e më pas në bisedë me psikologun ai vetë kishte treguar se çfarë kishte ndodhur.
Ajo gjithashtu shtoi se për rastin i dyshuar është një 17-vjeçar në Ferizaj.
Rasti kishte ndodhur rreth një javë më parë, derisa tek dje ishte raportuar në polici.
Në komunikatën e këtyre të fundit u bë e ditur se 13-vjeçari fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se po punohet intensivisht për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së të dyshuarit.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, thuhet në komunikatën e policisë.
/Reporteri.net/