Në fshatin Henc të Komunës së Fushë Kosovës është raportuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë e nxënësve të ciklit të ulët shkollor.
Sipas njoftimit të banorëve të zonës, sot në orët e mëngjesit është vërejtur një automjet i tipit kombi me ngjyrë të bardhë, i cili dyshohet se ka tentuar t’u afrohet dhe t’i bindë disa nxënës që ishin duke u nisur për në shkollë që të hipin në të.
Rasti është raportuar menjëherë tek organet e rendit dhe, sipas informacioneve të para, është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës.
Postimi i plotë nga faqja e fshatit Henc në Facebook:
🚨 NJOFTIM URGJENT PËR BANORËT E HENCIT
Sot në fshatin Henc është raportuar një rast shumë shqetësues, ku një automjet i tipit kombi me ngjyrë të bardhë ka tentuar t’i bindë disa fëmijë të ciklit të ulët shkollor të cilet ishin duke shkuar në shkoll që të hipin në të.
Rasti është lajmëruar menjëherë në polici dhe po trajtohet nga organet e sigurisë.
⚠️ Kërkojmë nga të gjithë bashkëfshatarët që të jenë në vigjilencë të shtuar. Nëse vëreni ndonjë automjet apo person të dyshimtë, raportoni menjëherë në polici.
⚠️ Apel i veçantë për prindërit: Mos i lini fëmijët pa mbikëqyrje dhe këshilloni ata që të mos komunikojnë apo afrohen me persona të panjohur.
Ky është një rast që duhet marrë shumë seriozisht!