E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rast i rëndë: Rrahet mësuesja nga e afërmja e një nxënëseje

- Advertisement1-

Mësuesja M.H. 43-vjeçe e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj është dhunuar ditën e sotme, brenda ambienteve të institucionit arsimor, nga e afërmja e një nxënëseje 9- vjeçare. Mësohet se shkak është bërë pretendimi për bullizim prej mësueses. Rasti po hetohet.

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj ka regjistruar në komisariatin e Tepelenës një denoncim për rrahje që sipas saj ka ndodhur në ambientet e shkollës brenda orarit zyrtar dhe për shkaqe që kanë të bëjnë me detyrën.

- Advertisement -

Mësuesja me inicialet M.H. 43 vjeç pohoi se është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambientet e shkollës. Tezja e femijes 9 vjeçar kishte shkuar te merrte femijen nga shkolla, nderkohe që u ndesh me të qarat dëshpëruese te mbeses se saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjate procesit mësimor. Kaq është dashur që S.K. tezja e femijes, te shkonte tek mesuesja dhe aty te ndizej debati qe degjeneroi me perdorimin e dhunes ndaj mesueses ne krye te detyres. U desh nderhyrja e stafit te mesuesve qe ngjarja te pushonte me kaq. Mesuesja ka shkuar ne polici ku ka denoncuar agresoren S. K. per dhune per shkak te detyres.

Njoftimi i Policisë:

Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -rrrrrrr

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...