RAST I PAZAKONTË: Tetë nxënës lëndojnë rëndë një bashkëmoshatar të tyre, shkak një fitore në lojë futbolli

- Advertisement5 -

Një rast i pazakontë ka ndodhur në njërën nga shkollat e Fushë Kosovës. Një 12 vjeçar thotë se është lënduar nga disa bashkëmoshatarë për shkak të një fitore në një lojë futbolli.

- paragrafi 1 -

Në mesin e këtyre nxënësve në shkollën fillore “Selman Riza”, në Fushë Kosovë, është dashur të jetë edhe Besnik Osmani.

- Advertisement - M1

Mirëpo, ai të hënën derisa ishte në klasën e tij, thotë se u sulmua nga tetë moshatarë të tij.

Arsyeja sipas tij është një fitore gjatë lojës së futbollit.

Lëndimet e të riut janë serioze, thotë babai i 12-vjeçarit.

- Advertisement - m2

E për shkak të gjendjes së të birit, ai u detyrua edhe ta humbiste vendin e punës.

Se rasti ka ndodhur brenda objektit të shkollës u konfirmua edhe nga punëtorët aty.

E gjithë kjo është raportuar edhe në Policinë e Kosovës – të cilët po marren me rastin.