Raportohet se është tërhequr tërësisht “projektligji për pagë minimale”

- Advertisement -

Portali Indeksonline raporton se pushteti e ka tërhequr projektligjin për pagën minimale që parashihte të rriste këtë pagë nga 170 euro në 250 euro neto.

- paragrafi 1 -

Për këtë lajm ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Qeveria e Kosovës e ka në plan që në diskutimin e ri paga minimale të jetë më e madhe se 300 euro.” – shkruhet në këtë raportim.

Shqyrtimi i këtij projektligji të pagës minimale ishte paraparë në seancën plenare që do të mbahej nesër më 13 korrik në Kuvendin e Kosovës.