- Advertisement1-
Në opinionin kosovar kanë qarkulluar zëra se fillimi i mësimit është shtyer për të hënën.
Lidhur me këtë ka folur zëvendës-ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendit.
- Advertisement -
Ky i fundit mohoi kategorikisht këto raportime, duke thënë se mësimi do të fillojë nesër sipas planprogramit shkollor.
“Jo, mësimi fillon nesër sipas kalendarit shkollor”, ka deklaruar ai për lajmi.net.
Kujtojmë se ky fillimvit u karakterizua me problemin e librave, për të cilat ministria vendosi që të njëjtët të blihen nga prindërit, në atë mënyrë që të parapagohen, por që aplikimi e vetë dërgesa e parave në xhirollogaritë bankare të prindërve kanë qenë probleme goxha të theksuara.