E premte, 20 Shtator, 2024

Rangimi historik i UBT-së në SCImago, një hap i madh për arsimin në trevat shqiptare – flet rektori Hajrizi

- Advertisement1-

Ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimin e lartë privat në mbarë trojet shqiptare.

UBT si institucion model i cili ka kontribuar fuqishëm në imazhin e Kosovës gjithandej botës, kësaj radhe krahas shumë universiteteve prestigjioze në botë, UBT është institucioni i vetëm jopublik në mbarë trojet shqiptare që është ranguar në mesin e universiteteve në klasifikimin e universiteteve në SCImago, duke u bërë institucioni më i suksesshëm në rajon, por edhe duke e ngritur nivelin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi në një intervistë për Telegrafin ka theksuar rëndësinë e kësaj njohjeje për të treguar cilësinë dhe inovacionin e institucionit që ai përfaqëson.

Ai tha se kjo arritje tregon për cilësinë dhe modelin më të mirë të institucionit arsimor që ka ndërtuar UBT ndër vite.

“Ne kemi bërë disa vite dhe mendojmë që kemi zhvilluar një sistem apo model shumë inovativ dhe në bazën e kësaj kemi filluar të rangohemi në mënyrën direkte nga institucionet prestigjioze në botë. Kohën e fundit e kemi dhe rangimin e fundit në SCImago, që bën rangime të institucioneve të arsimit të lartë dhe mesëm. E kemi vërejt që ata kanë vlerësuar rezultatet tona dhe na kanë fut në rangim në listën e universiteteve më prestigjioze në botë. Dhe kur i sheh rangimet në Kosovë dhe Shqipëri, shohim që jemi institucioni i vetëm jo-publik në krejt trevat shqiptare”, tha ai.

Hajrizi tregoi se pos UBT-së në këtë rangim është dhe Universiteti i Prishtinës.

Ndryshe, UBT krahas kësaj ka shënuar suksese të tjera të jashtëzakonshme në fushën e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore. Vlen të përmendet që UBT është ranguar krahas universiteteve prestigjioze në WURI, GreenMetric World University Ranking, Webometrics, EFQM, si dhe është nderuar me çmime prestigjioze si “Europian Young Entepreneurial University of the Year”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...