E diel, 19 Janar, 2025

Rana Damka, zgjedhet nënkryetare e Asamblesë Komunale për Nxënësit e Shkollave Fillore të Prishtinës

- Advertisement1-

Rana Damka, nxënëse e shkollës “Elena Gjika”, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke marrë titullin Nënkryetare e Asamblesë Komunale për Nxënësit e Shkollave Fillore të Kryeqytetit të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

🏫Nxënësja e shkollës sonë, Rana Damka ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke marrë titullin Nënkryetare e Asamblesë Komunale për Nxënësit e Shkollave Fillore të Kryeqytetit të Kosovës.

Kjo është një arritje që pasqyron përkushtimin, aftësitë dhe lidershipin e saj të lindur.

Duke përfaqësuar me dinjitet dhe përgjegjësi bashkëmoshatarët e saj, Rana është një shembull frymëzues për të gjithë nxënësit tanë dhe komunitetin tonë shkollor.

Ne jemi krenarë për arritjet e saj dhe jemi të bindur se ajo do të vazhdojë të kontribuojë me zell dhe përkushtim në të ardhmen, duke sjellë ndryshime pozitive për gjithë nxënësit e Kryeqytetit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...