Ramiz Parduzi shpallet mësimdhënës i vitit në Vushtrri, kandidon për çmimin “Shaban Jashari”

- Advertisement5 -

Mësimdhënësi i biologjisë në SHMU 2, Ramiz Parduzi, i cili tashmë është shpallur Mësimdhënësi i Vitit në shkollën e tij, ka marrë edhe titullin “Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit” në komunën e Vushtrrisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky vlerësim e vendos atë gjithashtu si kandidat për çmimin e lartë “Shaban Jashari” në nivel republikan, një ndër njohjet më të rëndësishme për mësimdhënësit në Kosovë.

- Advertisement - M1

Shkolla e përshkruan këtë sukses si dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të tij të çmuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

“Jemi krenarë që Ramiz Parduzi është pjesë e stafit tonë. Kjo njohje tregon punën e palodhshme dhe pasionin që ai sjell çdo ditë në mësimdhënie,” thuhet në njoftimin zyrtar të shkollës.

646838591 1317467210191214 3141041518977731330 n

- Advertisement - m2

Njoftimi i plotë:

Mësimdhënësi i biologjisë , Ramiz Parduzi, i cili është shpallur Mësimdhënësi i Vitit në shkollën tonë, sot është vlerësuar edhe Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune.

Për më tepër, ai është kandidat i nominuar për çmimin prestigjioz “Shaban Jashari” në nivel republikan, një ndër vlerësimet më të larta për mësimdhënësit në Kosovë.

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të tij të çmuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

Urime të përzemërta për këtë arritje të merituar! I urojmë suksese të mëtejshme dhe jemi krenarë që e kemi pjesë të stafit të shkollës sonë.