Ramiz Parduzi, është shpallur mësimdhënës i dalluar i shkollës “Shmiu2”, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se përkushtimi i tij i vazhdueshëm, profesionalizmi dhe angazhimi në avancimin e procesit edukativo-arsimor kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e standardeve të cilësisë në shkollën tonë.
Postimi i shkollës:
Me kënaqësi të veçantë, drejtoresha e shkollës sonë, Shqipe Dubovci, ndau mirënjohje për mësimdhënësin e biologjisë, Ramiz Parduzi, për kontributin e tij të çmuar profesional gjatë vitit shkollor 2025–2026, duke u veçuar si mësimdhënës i dalluar.
Përkushtimi i tij i vazhdueshëm, profesionalizmi dhe angazhimi në avancimin e procesit edukativo-arsimor kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e standardeve të cilësisë në shkollën tonë.
Me punën e palodhur, qasjen bashkëpunuese dhe përkushtimin ndaj nxënësve, ai ka kontribuar në arritjet dhe sukseset e tyre, duke qenë model frymëzimi për kolegët dhe nxënësit njëkohësisht.
Vlerësime të tilla janë dëshmi se puna me përkushtim dhe dashuri për profesionin gjithmonë shpërblehet.
I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe shumë arritje të reja në misionin fisnik të arsimit!
