E diel, 23 Shkurt, 2025

Ramiz Lladrovci: Arsimi ishte dhe mbetet prioritet yni

- Advertisement1-

Është prezantuar Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Drenasit 2024-2028, shkruan AlbanianEducation.net.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nëpërmjet kësaj strategjie, pret që arritjet e deritashme të tejkalohen, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga cilësia e vëllimi, me synimin e qartë që arsimi t’i përgjigjet zhvillimeve dinamike që po na përcjellin.

- Advertisement -

 

Fjala e kryetarit Lladrovci të mbajtur ne këtë konferencë;

Sot, ne po e lansojmë Strategjinë e Arsimit për komunën e Drenasit, Strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar të komunës tonë, për periudhën 2024-2029.

Mirëqenia, barazia para ligjit, transparenca, llogaridhënia, vendimet demokratike dhe parimet tjera të qeverisjes së mirë, nuk mund të zbatohen e as të merren me mend, pa arsim cilësor. Prandaj, duke e ditur se tek arsimi fshihet çdo sukses yni lokal e nacional, në zhvillimet e shpejta me trendët globale, arsimi ishte dhe mbetet prioritet yni.

Arsimi dhe sukseset në arsim, pres të jenë emëruesi i përbashkët i qeverisjes së mirë në komunën e Drenasit, ashtu sikur deri tash, qeverisje e shkëlqyer në nivel nacional.

Nëpërmjet kësaj strategjie, pres që arritjet e deritashme të tejkalohen, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga cilësia e vëllimi, me synimin e qartë që arsimi t’i përgjigjet zhvillimeve dinamike që po na përcjellin.

- Advertisement -rrrrrrr

I nderuari Profesor Halimi,
Të nderuar të pranishëm,

Personeli arsimor me infrastrukturën shkollore, ambientet, kabinetet, pajisjet dhe mjetet e konkretizimit, laboratorët, puna praktike, trajnimet e vazhdueshme, krijimi i klimës pozitive dhe motivuese për mësim, janë disa nga arritjet tona, të cilat dëshmohen me arritjet e nxënësve tanë.

Në këtë strategji, do të gjejmë përgjigjet për sfidat që na presin, dhe për të cilat ne jemi gati të ballafaqohemi që arsimi të vazhdojë të jetë prioritet i parë në zbatim, edhe nëpërmjet kësaj strategjie.

Në Strategji thuhet se “Edukimi do të jetë prioritet përballë arsimit, Puna edukative, arsimore dhe aftësuese do të jetë atraktive, inovative në parimin e qasjes proaktive”, qasje sa e domosdoshme, aq edhe synim yni.

Në mesin e kapitujve të Strategjisë, ku zhvillohen temat, dua ta veçoj si tejet domethënës, kapitullin “Parimet e zhvillimit të përshpejtuar strategjik- çelës i suksesit”.

Strategjia, si e tillë, na jep mundësi të heqim kufizimet e arritjeve tona të deritashme, të heqim hamendësimet se nga po shkon arsimi i komunës tonë.

Falënderoj dhe shpreh mirënjohje për anëtarët e Ekipit Hartues të kësaj strategjie, drejtorin e Arsimit si dhe kontribuuesit tjerë të cilët prijnë me përvojën, idetë dhe punën edhe për jetësimin e saj.

Tash, drejtorë, arsimtarë, prindër, nxënës e arsimdashës, të punojmë më fort, më shumë, më shpejt për jetësimin e strategjisë.

Le të jetë sfida jonë mundësi për arritje të mëtejme, le të jetë strategjia udhëzim për maksimalizimin e angazhimit tonë, për arsim të shekullit 21.
Faleminderit! /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...