Dashnor Kadiri ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Zagrebit, duke fituar titullin Dokotor Shkence.
Kjo arritje e rëndësishme pasqyron përkushtimin e tij të gjatë dhe punën e palodhur në fushën e arkitekturës.
Tema e doktoraturës, e fokusuar në aspektet inovative të dizajnit dhe zhvillimit urban, është pritur me vlerësim të lartë nga komisioni akademik.


Për qytetin e Rahovecit, kjo është një arsye më shumë për krenari dhe një shembull frymëzues për të rinjtë që synojnë karrierë në fushën akademike dhe profesionale.