E enjte, 19 Shtator, 2024

Rahman Jasharaj: Qeveria le ta dinë, greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar

- Advertisement1-

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht të shtunën se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim. Greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva po pezullohet dhe se shpresojnë që në janar të vitit 2023 nuk do të ketë nevojë për vazhdim të saj.

- Advertisement -

Jasharaj ka thënë se pezullimi ka qenë dëshirë e shumicës së grevistëve.

“Uroj që Qeveria dhe parlamenti ta mbajë fjalën për Ligjin për Paga. Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar të vitit 2023 abuzuar në vullnetin e anëtarësinë. Rezultatet e deklarimeve janë me diferencë jo shumë të madhe. Uroj që qeveria ta ketë marrë një mesazh të qartë për grevën, uroj që qeveria të mos e merr këtë deklarim tonin për pezullim si fitore, sepse nuk ka fituar askush”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se është krijuar bindja se Qeveria Kurti e do grevën që qytetarët e Kosovës të mos i bëjnë pyetje për çështje të tjera.

“Kemi bërë veprime të përshkallëzuar sindikale për te realizuar kërkesat e anëtarësisë, Qeveria vazhdoi t’i injorojë ato dhe na mbeti e vetmja mundësi greva e përgjithshme. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe greva është më javë. Qeveria në vend të mesazheve optimizimi dha deklarata me fyerje e ofendim sikur ajo dëshironte që t’i nxiste grevistët që greva të vazhdonte sa më gjatë. Ata që na fyen ua lëmë në fytyrën e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Ndërkaq, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme.

“Greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme dhe greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me qeverinë. Greva nuk ishte dhe nuk do të jete akt personal i askujt as individual e as grup i individëve. Greva është e përcaktuar në Kushtetutë dhe mbrohet edhe me aktet e së drejtës ndërkombëtare siç është i përcaktuar edhe organizimi sindikal bashkë me të drejtat e tjera e sidomos me sigurinë e shtetit dhe të gjitha rregullohen me ligje të veçanta”, ka thënë Hykolli.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...