Rafet Jashari është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla në njoftim thotë se me dekada angazhim, mësuesi Rafet ka fituar çmime të shumta me nxënësit e tij në gara të ndryshme sportive, duke dëshmuar pasionin dhe talentin në shumë disiplina.
Njoftimi i shkollës “Migjeni” në Mitrovicë:
Në mbledhën e Këshillit të Mësimdhënësve, ku mori pjesë drejtoresha e shkollës znj.Ardiana Gucati dhe përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve z. Musa Dibrani dhe në përputhje me Rregulloren Komunale nr.02/2023 me vota të fshehta mësimdhënës i dalluar u zgjodh z.Rafet Jashari.
Rafet Jashari, i njohur jo vetëm për përkushtimin e tij ndaj nxënësve, por edhe për sukseset e shumta që ka arritur në fushën e sportit. Me dekada angazhim, ai ka fituar çmime të shumta me nxënësit e tij në gara të ndryshme sportive, duke dëshmuar pasionin dhe talentin në shumë disiplina.
Ai është pjesëmarrës aktiv në projektet sportive të shkollave, duke përfaqësuar shkollën tonë me krenari në garat të ndryshme sportive si ne volejboll, hendboll, atletikë, futboll etj. Ka bërë dy marrëveshje me Federatën e Kosovës në volejboll dhe hendboll. Për më shumë se një dekadë, ai ka ndihmuar nxënësit të arrijnë vendin e parë, jo vetëm në nivel komunal, por edhe rajonal.
Si trajner i klubit të volejbollit për meshkuj në Trepçë, Rafeti ka formuar breza sportistësh të talentuar, duke dhënë gjithashtu trajnim edhe në fushën e menaxhimit të situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore.
Ndikon drejtpërdrejt në promovimin e sportit dhe shëndetit tek të rinjtë. I nxit për disiplinë, punë ekipore dhe ndërton karakter.
Merr pjesë aktive në programe shkollore duke kënduar me sharki e çifteli, duke promovuar trashëgimi kulturore. Me muzikë tradicionale ndihmon në ruajtjen e identitetin kombëtar dhe edukimin shpirtëror të nxënësve.
Angazhimi kulturor tregon dimension të plotë pedagogjik, jo vetëm akademik e sportiv.
Ai ka raporte të shkëlqyera me kolegët dhe nxënësit, të cilët e vlerësojnë jo vetëm për profesionalizmin, por edhe për frymëzimin dhe përkushtimin e tij.
Rafet Jashari nuk është vetëm një mësimdhënës dhe trajner; ai është një udhëheqës që shndërron talentin e nxënësve në arritje, dhe pasionin e sportit në histori suksesi.
Përkushtimi vullnetar është shenjë e mësimdhënësit të dalluar.
z.Rafet Jashari mbjell pasion dhe dije, duke lënë gjurmë të përjetshme në çdo zemër që prek.
