Rabije Osmani fiton titullin ” Doktor në Shkencat Pedagogjike”

- Advertisement -

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, pranë Fakultetit Pedagogjik, Rabije Osmani mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me temë: “Ndryshimet kurrikulare në arsim fillor në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej vitit 2010 deri në vitin 2021”.

- paragrafi 1 -

Me këtë arritje të rëndësishme akademike, ajo fiton titullin “Doktor në Shkencat Pedagogjike”, duke dhënë një kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe zhvillimit të mësimdhënies në vend.

- Advertisement -

Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të Rabije Osmanit dhe është gjithashtu një vlerë e shtuar për sistemin arsimor në tërësi.