E premte, 22 Nëntor, 2024

Qytetarja nuk regjistron dot fëmijën në kopsht, emisioni i jep zgjidhje

- Advertisement1-

Emisioni “Stop” ka marrë një raportim për kopështin dhe çerdhen “Çufo dhe Bubi kaçurrel”, që ndodhet në njësinë numër 12.


Një zonjë, që kërkon të mos identifikohet, shpreh shqetësimin, se nuk mund të regjistrojë dot fëmijën në kopsht.

- Advertisement -

Drejtoresha thotë, se në bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak, kanë prioritet fëmijët, të cilët i kanë në punë të dy prindërit.

Gazetarja: Përshëndetje nga “Çufo dhe Bubi Kaçurrel”. Është çerdhja dhe kopshti që ndodhet te njësia 12. Problemi i radhës? Regjistrimi. Përshëndetje!

Zonja: Përshëndetje! Jam një banore e njësisë 12. Kam një djalë tre vjeç që dua ta fus në kopsht. Nuk ma regjistrojnë për arsye që duhet të jenë të dy prindërit e punësuar. Unë jam e papunë dhe prioritet i jepet fëmijëve që i kanë të dy prindërit e punësuar.

Gazetarja: Po në qoftë se nuk e fut në kopsht djalin e vogël, si do të punësohesh?

Zonja: Ky është problemi, unë duhet ta fus djalin në kopsht që të kërkoj punë. E kuptoj këtë vendim, por dy prindër që punojnë nuk ka kush e mban, por edhe unë që duhet të punoj, nuk kam ku e lë. Duhet të dorëzoj djalin në kopsht që unë të filloj një punë. Përtej kësaj, pse duhet t’i mohohet e drejta e socializimit djalit tim?

Gazetarja: Po, sepse sa do që mund të jesh një nënë shumë e zgjuar, e përgatitur, t’i tregosh përralla, vjersha, ta edukosh më së miri, prapë nuk mund të krahasohet me socializimin dhe programet e specializuara që ka kopshti, apo jo?

- Advertisement -rrrrrrr

Zonja: Prandaj iu drejtova emisionit “Stop” që të më ndihmoni ju. Ky (djali) qan çdo ditë për të shkuar në kopësht. Thotë: “Ku vajti kopështi im, pse mua s’vijnë të më marrin?” Mendon se i ka ikur kopështi dhe nuk po e marrin.

Emisioni “Stop” kontaktoi me drejtoreshën së çerdhes dhe kopshtit “Çufo dhe Bubi Kaçurrel”, Flogerta Koçi për të marrë një përgjigje në lidhje me rastin në fjalë, por edhe me të tjerë që mund të ndodhen në situata të ngjashme.

Gazetarja: Bëhet fjalë për fëmijën e vogël, 3-vjeçarin Noel Selimaj. Është banor i njësisë 12, i takon te kopështi juaj “Çufo dhe Bubi Kaçurrel”, i kanë thënë që sipas vendimit të këshillit bashkiak nuk mund të regjistrohet në kopësht sepse ka njërin nga prindërit në shtëpi dhe ju i keni dhënë prioritet…

Flogerta Koçi: Fëmijëve që i kanë të dy prindërit në punë. Ky është një vendim i këshillit bashkiak, prioritet do të kenë fëmijët që i kanë të dy prindërit e punësuar. Do të jenë grupet vulnerabil që janë fëmijët me aftësi të kufizuar që patjetër duhet të futen, nënat familjare dhe monofamiljet që kanë prioritet që të përzgjidhen.

Gazetarja: Po flasim për ata fëmijë të cilët kanë një prind në shtëpi. Nga vetë logjika, si mund të kërkoj unë si nënë punë kur ndërkohë nuk kam të sistemuar fëmijën se mbase edhe këta janë në pritje të punës?

Flogerta Koçi: Është shumë e drejtë, ne po e shqyrtojmë akoma në vijimësi të gjithë dokumentacionin që është dorëzuar këtu dhe është lënë në listë pritje. Akoma nuk është marrë një vendim i caktuar, referuar numrit të shumtë të kërkesave që ka.

Gazetarja: Sa kapacitete ka si kopësht, domethënë sa fëmijë mund të regjistrohen?

Flogerta Koçi: Shkon deri në 200 fëmijë.

Pas përgjigjes së drejtoreshës së çerdhes dhe kopshtit “Çufo dhe Bubi Kaçurrel”, emisioni “Stop” komunikoi me drejtoreshën e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Zhaneta Beqiri.

Zhaneta Beqiri: Kopshti “Çufo dhe Bubi Kaçurrel” ka 260 aplikime dhe unë kam vetëm 4 grupe. Ai që ka të dy prindërit në punë, absolutisht që do t’i jap prioritet, sepse njerëzit njihen dhe unë nuk e kam kopështin tim, që të favorizoj njeri dhe të penalizoj tjetrin. Vendimi i këshillit bashkiak i jep të drejtë kësaj kategorie. Të fillojë njëherë kopështi, të shoh si do jetë frekuentimi i fëmijëve dhe nëse mundem, standardi më lejon nag 25-30. Në momentin që unë kam vende të lira, patjetër që do ta zgjidh!

Flogerta Koçi: Kopështi pati pafund kërkesa, por që realisht do të përpiqet t’i jepet zgjidhje.

Gazetarja: Noelin e vogël do të na e fusë njeri?

Flogerta Koçi: Patjetër që do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për Noelin e vogël dhe për të gjithë Noelët që kanë nevojë të sistemohen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...