E diel, 19 Janar, 2025

Qumështi i gjirit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës tek foshnjet e lindura parakohe

- Advertisement1-

Foshnjet e lindura parakohe mund të përballen me disa sfida shëndetësore, duke përfshirë këtu vonesa në zhvillim, probleme me mushkëritë, zemrën dhe aftësitë intelektuale.


Mirëpo, një studim i ri ka ofruar lajme inkurajuese në lidhje me shëndetin e zemrës së një fëmije të parakohshme.

- Advertisement -

Studimi i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane ka zbuluar se foshnjet e lindura parakohe, të cilat ushqehen me qumësht gjiri, kishin një përmirësim të ndjeshëm në funksionin e tyre kardiak në moshën një-vjeçare shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Meqenëse, zemra e një foshnje të lindur parakohe mund të mos ketë qenë e formuar plotësisht, ato mund të përjetojnë bllokime të valvulave të zemrës.

Studimi i realizuar nuk përpiqet të tregojë se qumështi i gjirit lehtëson këtë problem. Mirëpo, foshnjet të cilat kishin doza më të larta të qumështit kishin një performancë më të fortë kardiake.

Aktualisht, studiuesit nuk e kuptojnë saktësisht sesi qumështi shkaktoi përmirësim, por ekspertët tregojnë se vetitë e tij dukej se kontribuonin në përmirësimin e shëndetit të zemrës së foshnjeve.

“Qumështi i gjirit është krijuar në mënyrë unike nga natyra për të mbështetur një foshnje të parakohshme”, shpjegon Brenda Poindexter.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...