E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Qumështi i bletës në shtatzani, pse perdoret dhe efektet anësore

- Advertisement1-

Qumështi i bletës konsiderohet si një “bombë energjish” kryesisht nëse jeni të lodhur, keni mungesë oreksi dhe mund të përdoret tek fëmijët, të rinjtë si edhe të moshuarit.

Po në shtatzani, çfarë rekomandojnë mjekët gjinekologë?

- Advertisement -

Qumështi i bletës është një substancë xhelatinoze shumë e pasur me elementë të rëndësishëm ushqyes, i cili nëse do të konsumohet do të jetë një përforcues shumë i mirë i organizmit. Ky qumësht prodhohet nga bletët për të ushqyer mbretëreshën, që ajo të jetë e fortë dhe të ketë rezistencë dhe përmban shumë oligoelementë, aminoacide, kalçium, bakër, fosfor, kalium, silic, si edhe vitaminat A, C, D, E si edhe ato të grupit B.

Tek gratë shtatzëna mund të shërbejë si një trajtues kundër lodhjes kryesisht në trimestrin e 3, pra nëse ajo është e lodhur, ka mungesë gjumi, por edhe për ta furnizuar atë me acid folik që është shumë i rëndësishëm për shëndetin e fetusit dhe mirëqënien e nënës. Megjithatë duhet të merrni edhe mendimin e mjekut para se të filloni ta përdorni.

Këshillat për konsumimin e qumështit të bletës në shtatzani

Disa burime flasin në lidhje me efektet anësore që qumështi i bletës mund të ketë në shtatzani, por e ngatërrojnë me propolis i cili përmban disa vajra esenciale dhe substanca të tjera. Por qumështi i bletës dhe propolis janë dy gjëra të ndryshme.

Deri tani nuk ka asnjë studim që vërteton se qumështi i bletës është toksik por duke qënë se prodhohet nga bleta mund të shkaktojë alergji tek disa persona që janë të ndjeshëm ndaj produkteve të ngjashme si për shembull poleni, propolis dhe mjalti. Nëse nuk e keni provuar më parë do të ishte mirë të mos e fillonit direkt në shtatzani pasi nëse do t’ju bënte alergji mund të shkaktonte astme, urtikarie (problem në lëkurë), por edhe bllokim të frymëmarrjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...