E shtunë, 22 Shkurt, 2025

QS-ja thirrje studentëve: Hiqni dorë nga tendenca për manipulimet për shitje dhe blerje të vendeve

- Advertisement1-

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), u ka bërë thirrje studentëve që kanë siguruar vend në konvikte dhe mensë, që të heqin dorë nga tendenca dhe qëllimi për manipulimet eventuale për shitje dhe blerje të vendeve në konvikte dhe kartelë të menses

Përmes një njoftimi, thuhet se Qendra e Studentëve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie, raporton gazeta online Reporteri.net.

- Advertisement -

“Njoftohen të gjithë studentët, të cilët kanë siguruar vende në konvikte dhe mensën e studentëve, që të heqin dorë nga tendenca, qëllimi për manipulimet eventuale për shitje dhe blerje të vendeve në konvikte dhe kartela të menses. Qendra e Studentëve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie. Ka angazhuar zyrtarë të cilët janë duke e gjurmuar tendencën, por figurojnë profile të rreme. Andaj u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve të shfaqura në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.

Madje, kanë bërë të ditur se ndaj këtyre rasteve do të merren masa ndëshkuese konform rregullores së Qendrës së Studenteve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...