E mërkurë, 15 Janar, 2025

“Qeveria ua vuri “lakun në fyt” grevistëve duke u bërë presion me paga”

- Advertisement1-

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruajtur për grevën e mësuesve, e cila siç duket do të marrë fund të hënën.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti ndaljen e grevës po e arrin përmes vënies së “lakut në fyt” nga presioni i i mos-procesimit të pagave.

- Advertisement -

“Presioni me paga i ka kaluar limitet. Sidomos tani, në kontekstin e votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, një presion i tillë është ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës”, ka shkruar Molliqaj.

“Nga i tërë ky proces është shfaqur shumë më tepër karakteri ideologjik i partisë në pushtet, sesa që do të shihej në një rrethanë normale. Ata që kërkojnë qetësi e fitore në emër të popullit e në kurriz të punëtorëve nuk do ta gjejnë atë”, shkroi kryetari i PSD-së.

Postimi i plotë i tij:

Greva na dha leksion për pushtetin që kemi

Meqë as nuk kanë mundur t’i nënshtrojnë, as nuk kanë arritur t’i përçajnë, aq më pak t’i kontrollojnë, mjeti i vetëm që kanë në dorë është laku nën fyt, me punën e pagave. Sikur nuk ju mjaftoi denigrimi dhe fushata sistematike kundër mësimdhënësve.

Presioni me paga i ka kaluar limitet. Sidomos tani, në kontekstin e votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, një presion i tillë është ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga i tërë ky proces është shfaqur shumë më tepër karakteri ideologjik i partisë në pushtet, sesa që do të shihej në një rrethanë normale. Ata që kërkojnë qetësi e fitore në emër të popullit e në kurriz të punëtorëve nuk do ta gjejnë atë. /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jehona Lushaku-Sadriu: Mësimi tërëditor do të vazhdojë në të gjitha shkollat e Kosovës

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se mësimi tërëditor i nisur...

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Rritja e një fëmije në botën e sotme të shpejtë dhe konkurruese nuk është...

Pensionohet mësimdhënësi Zejdi Ukshini nga Gjilani

Është pensionuar mësimdhënësi i Biologjisë, Zejdi Ukshini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i shkollës "Thimi Mitko" në...

Psikologia amerikane Julia Hare tregon pasojat e humbjes së disiplinës në familje dhe shkolla

Psikologia amerikane Julia Hare ka thënë se heqja e mundësisë për disiplinimin e fëmijëve...