E martë, 21 Janar, 2025

E konfirmon Qeveria: Këtë muaj do të caktohet vlera e koeficientit për pagat

- Advertisement1-

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit janar do të caktohet vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për media ka thënë se totali i përgjithshëm i buxhetit për pagat në këtë sektor do të jetë 745 milionë euro.

- Advertisement -

“Me ligjin për Buxhetin e vitit 2023, që u miratua në dhjetor të vitit që lamë pas, kemi caktuar se totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro. Ndërkaq, vlera e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, pra gjatë muajit janar, bazuar në tëresinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave”, tha Kryeziu.

Të mërkurën e 4 janarit, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin e Pagave për Sektorin Publik.

Lajmin e konfirmoi, këshilltari për media i zyres së Presidentes, Bekim Kupina.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, tha Kupina.

Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë më 22 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

Projektligji i cili pati nxitur reagime për muaj me radhë, mori mbështetjen e shumicës së deputetëve, ku pro tij votuan 63 deputetë, ndërsa vota kundër nuk kishte pasur, por një abstenim nga Kryeparlamentari Konjufca.

- Advertisement -rrrrrrr

Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u deklaruan që nuk e votojnë këtë projektligj për shkak se ndër të tjera ende nuk dihet vlera monetare e koeficientit që përcakton pagat.

Ndërsa, nga Partia Demokratike e Kosovës, deputeti Bekim Haxhiu kishte thënë se në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal kur po trajtohej ligji pagave, u shpërfillën amendamentet dhe kërkesat e sindikatave që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.

Sipas draft ligjit, ky ligj parashihet të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...