E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Qeveria të ulet të bisedojë me SBASHK-un dhe t’ia përmbush kërkesat”

- Advertisement1-

Edhe disa ligjvënës dje në seancën plenare kanë ngritur shqetësimin e tyre për përplasjen mes SBASHK dhe Ministrisë së Arsimit.

Deputetja opozitare, Albena Reshitaj, ka kërkuar nga Qeveria të ulet me drejtuesit e SBASHK-ut, të dialogojnë dhe të sqarohen për të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për përmbushjen e këkesave të tyre.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Sot ne seancë ngrita shqetësimin në lidhje me paralajmerimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për grevë të përgjithshme nga shtatori.

Të ndodhur para kësaj situate dhe me qëllim që në shtator Viti shkollor të filloi me rregull dhe jo me greva mendoj që nuk do të duhet të mbyllen punimet e sesionit pranveror të punës së Kuvendit pa një analizë dhe qartësim të kërkesave të SBASHK-ut.

E them këtë ngase si te zgjedhur te popullit kemi pergjegjesi para qytetareve sepse jane nxenesit ata qe po e vuajne mosmarrveshjet respektivisht mungesen e dialogut SBASHK – Qeveri dhe per mua kjo eshte shume e padrejte aq me teper duke pase parasysh edhe mungesen e mesimit qe eshte humbur keto dy vite te fundit per shkak te pandemise.

Ju e dini qe fillimi i vitit shkollor nis para fillimit te sesionit dimeror te kuvendit dhe mund te jemi vone ne reagimin apo kontrobutin tone per te shmangur grevat apo reagimet tjera sindikale, prandaj nuk duhet te heshtim para kesaj situate.

Konsideroj që si Kuvend duhet të ofrojmë tërë gatishmerinë brenda kompetencave dhe mandatit që kemi për të shmangur grevën e paralajmeruar nga SBASHK, e cila do të prodhojë si pasojë mungesën e mësimenxënies për fëmijët tanë.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndersa nga Qeveria kërkoj që të ulen bashkerisht me drejtuesit e SBASHK-ut, të dialogojnë dhe të sqarohen për të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për përmbushjen e keëkesave të tyre.

Më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, me shumë se kurrë duhet të bashkëbisedojme e të mirëkuptohemi dhe jo vetëm për këtë çeshtje.

Vetëm të bashkuar do të arrijmë t’i kalojmë të gjitha sfidat qe i kemi para e që nuk janë të lehta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...