E martë, 25 Shkurt, 2025

Qeveria pritet të hartojë kontratën e re kolektive

- Advertisement1-

Qeveria e Kosovës së shpejti do të hartojë kontratën e re ndërsektoriale koletive.

Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e ekzekutivit këtë të mërkurë.

- Advertisement -

Ai tha se kontrata do të hartohet në përputhje me mundësitë buxhetore për pagat e reja për punonjësit në Republikën e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, ministria përkatëse e punës, po përgatitemi për të hapur dialogun intensiv mbi diskutimin e kontratës së ardhshme ndërsektoriale kolektive për punonjësit tanë”, deklaroi Kurti.

“Ne do të paraqesim së shpejti paketën e re për kontratën ndërsektoriale në përputhje me mundësitë buxhetore për pagat e reja, për mbështetjen e dinjitetit të të punësuarve në Republikën e Kosovës”.

Ai tutje u shpreh se deri tani ka pasur kontrata kolektive të fragmentuara dhe në pak sektor.

“Ato kanë qenë të hartuara pa u përfillur çështja e kostos buxhetore duke na dëftuar se çfarë kanë qenë qëllimet e hartimit të tyre”, shtoi Kurti.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), të martën ka bërë shkëputjen e Kontratës Kolektive me SBASHK-un, e cila ishte nënshkruar më 22 janar 2021.

- Advertisement -rrrrrrr

Shkëputja e kësaj kontrate nga MASHTI u tha se u bë për shkak të shkeljeve të shumta ligjore.

E ky vendim u cilësua i njëanshëm dhe i paligjshëm nga ana e përfaqësuesve të SBASHK-ut./

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...

Mësuesja Mirishahe Jusufi, një kontribut të rëndësishëm në procesin arsimor

Mirishahe Jusufi, e lindur më 10.06.1971, ka filluar karrierën e saj si mësimdhënëse më...

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...