E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Qeveria nuk ka dashur të gjejë zgjidhje për fillimin e mësimit”

- Advertisement1-

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë që si asnjëherë në historinë e Kosovës i gjithë sistemi i arsimit është i bllokuar dhe është përpara një kolapsi.

Lushaku në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që deri te kjo sipas saj ka ardhur, pasi kjo qeveri nuk ka dashur që të gjejnë një zgjidhje për të filluar mësimi.

- Advertisement -

“Kjo ka treguar një qasje autoritative, në të cilën e bllokuan një sistem të tërë, vetëm në mungesë të dëshirës për të dialoguar. Kjo pasi ka pasë vetëm dy takime në mes të Sindikatave dhe Këshillit Grevist dhe kryeministrit ose ministres. Tash e një muaj, janë në grevë i gjithë bashkimi i sindikatave dhe nëse do të kishte një negocim do të prodhohej një marrëveshje. Kjo lë shumë pasoja tek nxënësit. Janë vetëm 6000 fëmijë që do të duhej të ishin në çerdhe publike dhe ata janë ende në shtëpi”.

Sipas saj, pasojat më së shumti i bartin edhe prindërit, pasi i humbin edhe vendet e punës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...