E diel, 19 Janar, 2025

“Qeveria nuk gaboi as kur nuk i pagoi, as tash që po i paguan mësuesit”

- Advertisement1-

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Qeveria ka pasur të drejtë kur nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit, njëjtë siç pati të drejtë sot që i ekzekutoi ato.

“Qeveria ka pasur të drejtë edhe kur nuk i ka ekzekutuar , ka të drejtë edhe tash. Nuk e ka shkelur ligjin, arsyeja është se ata kanë me punu për këto orë që nuk i kanë humbur”, tha Gashi në Edicionin Special të Klan Kosova.

- Advertisement -

“Qeveria nuk ka gabuar as kur nuk i ka paguar, por nuk po gabon as sot që po i paguan arsimtarët”, shtoi ai.

Tutje Gashi tha se nuk beson që ka mësimdhënës “kaq të pashpirtë”, që të mos i zëvendësojnë orët e humbura.

“Qeveria do e kishte shkelur ligjin nëse do i kishte paguar dhe nuk do ishte kërkesa që zëvendësohen orët e humbura. Nuk ma merr mendja se ne mund të kemi mësimdhënës kaq të pashpirtë, të cilët thonë: ‘Një pjesë të orëve që kanë humbur për shkak të grevës, ne nuk do t’i mbajmë’”, tha Gashi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...