Qeveria ndanë 10% pagesë shtese për këto kategori të punonjësve për 6 muaj

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje është aprovuar pagesa shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për punonjësit shëndetësorë në sektorin publik (stafin shëndetësorë dhe mbështetës), për periudhën janar-qershor të vitit 2022.

- Advertisement -

Për këtë qëllim, sipas vendimit, janë ndarë 5,600,000 euro, që do të sigurojë edhe zbatimin e masës për mbështetje të sektorit të shëndetësisë sipas Pakos për Ringjalljen Ekonomike.