Qeveria miraton dhënien e pagës së 13-të

- Advertisement5 -

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për miratimin e dhënies së pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

- paragrafi 1 -

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky hap vjen si vlerësim për punën e shërbyesve publikë dhe si përmbushje e një zotimi të dhënë më parë.

- Advertisement - M1

Sipas tij, ky vendim është një shprehje konkrete e mirënjohjes për kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kurse, ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se përveç atyre që kanë punuar 12 muajt e kaluar në sektorin publik, do të ndahet page e pjesshme edhe për ata që nuk kanë përmbushur plotësisht 12 muaj punë në sektorin publik.