Qeveria e Kosovës ka angazhuar të gjitha mekanizmat e saj që ka në dispozicion për të shtuar presionin ndaj grevistëve, këtë rast atyre të Arsimit.
Qeveria e Kosovës gjegjësisht ministria e Arsimit ka dy ditë që po bënë presion mbi komunat e Kosoëvs për të marrë listat e punëtorëve grevistë të Arsimit, në mënyrë që atyre për çdo ditë sa janë në grevë t`iu ndalen pagat
Por përveç ministrisë që drejtohet nga Arbërie Nagavci, në të njëtën mënyrë ëshët duke vepruar edhe ministri i Financave Hekuran Murati, i cili përmes mekanzimave që ka nën udhëheqje po bënë presionin e njëjtë për të arritur deri te lisa e pagave grevistë.
“I nderuari zyrtar kryesor financiar – bazuar në opinionin e Departamentit Ligjor të MEFT pika “ç”, mos pagesa e pagave gjatë kohës së grevave, e obligon thesarin e Kosovës qëtë ndërmmerr veprime lidhur me finalizimin e mistës së pagave për muajin gusht. Bazuar në këtë opinion thesari kërkon nga Ju që deri nesër datë 30 08 2022ora 14:00 të dërgoni listën e nëpunësve grvistë e cla do të procedohet nga Thesari konform të dhënave që dërgohen nga OB dhe të finalizoj listat e pagave për muajin gusht. Lista duhet të jetë e përgatitur në formait Excel”, thuhet në kërkesën e Thesarit dërguan komunave të Kosovës, të cilët ka arritur ta siguroi Gazeta Blic.
Teknikisht kjo kërkesë e MEF është e pamundur të realziohet deri sot në orën 14:00, por që burimet thonë se Qeveria do të veproj përmes një skenari tjetër e që është ai i ndaljes në bllokë të pagave për grevistët.
Për dallim nga Ministri Hekuran Murati i cili listën e pagave të grevistëve po e kërkon përmes postës elektronike, është ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci që ka zgjedhur një mënyrë tjetër për siguruar listën e pagave të grevistëve.“Gjatë ditëve të fundit MASHTI përmes inspektorëve të Arsimit ka kërkuar nga drejtorët komunal të arsimit që t’i mbledhin shënimet për punëtorët grevist në mënyrë që atyre t’iu shkurtohen pagat për ditët e grevës”, ka thënë një burim i gazetës Blic.
Për këtë redaksi ka kontaktuar me drejtorin Ekzekutiv të Asocionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili e ka konfirmuar se MEF dhe MASHT po kërkojnë në çdo mënyrë listën e pagave të punëtorëve grevistë.
“Komunat edhe përkundër presionit nga Qeveria, nuk besoj do e dërgojnë listën e punëtorëve grevistë”, ka thënë Ibrahimi për Gazeta Blic.
Sipas tij, edhe BSPK në kuadër të saj e edhe SBASHK dhe Qeveria e Kosovës duhet përmes një rruge tjetër që të arrijnë kompromis.
“Kërkohet dialog dhe nëpërmes dialogut të gjitha çështjet të zgjidhen”, vlerëson Sazan Ibrahimi.
Se ka presion mbi BSPK dhe SBASHK tashmë kjo është pbulike bazuar në deklaratat e ministrit të Fianncave Hekuran Murati i cili në dy deklarimet publike ka kërcënuar grevistët me mos pagesën e pagave nga buxheti i Kosovës.Dje, hiq më larg Murati në konferencë media ka marrë disa shembuj se kushdo që futet në grevë për aq sa do të zgjasë greva , grevistët duhet të paguhen nga Sindikatat.
Madje Hekuran Murati ka pasur një pyetje gjatë ditët së djeshme për Rrahman Jasharajn, kreun e SBASHK se ku i kanë disa milionë euro të mbledhur nga anëtërësia.Kjo deklaratë e ministrit të Fianancave ( kërcënimet) ka bërë që BSPK dhe SBASHK të ngrehin padi ndaj Muratit.
Në krej këtë situatë, gjithcka që dihet është kjo – greva nuk do të ndalet sipas Rrahman Jasharajt dhe se me 1 shtator mësim nuk do të ketë. Gazeta Blic