E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Qeveria me rregullore të re për punësimin e drejtorëve e mësimdhënësve në shkolla

- Advertisement1-

Qeveria ka miratuar një rregullore për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, asistentëve, instruktorëve dhe sekretarëve në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësues të arsimit parauniversitar.

Kryeministri Albin Kurti tha se “me miratimin e kësaj rregulloreje, zbatohet ligji për zyrtarët publikë në fushën e arsimit dhe krijohet një sistem i mirëfilltë dhe efikas, në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se kjo rregullore “synon ta përmirësojë sistemin aktual të rekrutimit, duke iu përgjigjur më mirë kërkesa fleksibile të shkollave, si dhe kërkesave në kohë reale në nivel vendi”.

“Punësimet në këtë formë do të mundësojnë adresimin e problemeve të përsëritura për vite, siçjanë orët e lira dhe qindra orë të humbura mësimore, zëvendësimet e shpeshta të paplanifikuara gjatë vitit shkollor, raportin e pabarabartë mësimdhënës-nxënës”, tha Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...