E hënë, 24 Shkurt, 2025

Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për 300 mijë punëtorë të sektorit privat

- Advertisement1-

Kryeministri Kurti në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Kurti ka thënë se të gjithë pensionistët në Kosovë do të marrin 100 euro shtesë për muajin prill, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Kurti po ashtu ka thënë se do të mbështeten me 100 euro edhe punëtorët e sektorit privat.

“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të njëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat. Pra rreth 300 mijë punonjës. Në kuadër të kësaj mbështetje, shumën e njëhershme prej 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Pra po ndajmë nga 100 euro për ata në privat dhe në publik”, tha Kurti.

Mbështetje prej 100 euro do të marrin po ashtu edhe punëtorët e sektorit publik dhe studentët.

Kurti po ashtu ka premtuar edhe rritje të pagës minimale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...