Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shprehur shqetësimin lidhur me vlerën e koeficientit 105 euro të miratuar dje në mbledhjen e Qeverisë.
Bajrami tha se qytetarët po përballen me krizën më të thellë ekonomike, ndërsa Qeveria në anën tjetër ka dështuar të ndërmarrë masa për të adresuar rritjen enorme të çmimeve.
“Në emër të LDK-së shpreh shqetësimin tonë për vlerën e koeficientit të cilën e caktoi Qeveria. Qytetarët e këtij vendi po përballen me krizën më të thellë ekonomike. Qeveria ka dështuar të ndërmarrë masë të vetme për të adresuar rritjen enorme të çmimeve, rritjen e çmimeve e tregojnë statistikat e doganave të Kosovës, në 2022 ka rënie në sasi për 15% dhe rritje në vlere 22 %, ndërsa importi ne krahasim me 2022 ka rritje 20.5%”, tha Bajrami.
“Kjo domethënë që qytetarët kanë konsumuar 14.5% më pak por kanë shpenzuar 36% me pak, e kjo nuk do të thotë qe produktet vendore kanë zevendësuar ato të importit. Sot ka rritje enorme të çmimeve, për produktet bazë. LDK ka propozuar masa per energji por s’janë marrë parasysh, ka propozuar masa per inflacion, s’janë marrë prap parasysh. Asnjëherë në të njëjtën kohë nuk kemi propozuar të ulen pagat, por kur kemi pa që Qeveria ka vjedhur qytetarët dhe nuk e ka heq asnjë tatim, kemi kërkuar që të indeksohen pagat”.
“Dje koeficienti u caktu 105 euro dhe Qeveria doli me statistikat e saj si gjithherë të pasinqerta. Qeveria nuk i tregoi mësimdhenesit që nuk i paguhen më shtesat, edhe ajo e kualifikimit, e asnjë prej shtesave”.
“Me këtë koeficient nuk kemi rritje reale të pagave, rritje të lehtë, por nuk e adreson normën e inflacionit. Do të propozojme që koeficienti të jetë 125 euro, kjo kërkon kosto vjetore prej 120 milionëve. Këtë propozim do të dërgojmë si amandament në Kuvend. Ju bëjme thirrje deputetëve ta përkrahin amandamentin e LDK-së”, tha Bajrami.