E martë, 26 Nëntor, 2024

Qeveria e nënçmon sistemin arsimor në vend, i favorizon me paga të shkolluarit jashtë shtetit

- Advertisement1-

Me miratimin e Ligjit për Paga dhe me Rregulloren e re për Shtesa, studentët e sektorit publik janë diskriminuar në pjesën e shtesave. Si ndodhi?

Ligji i Pagave, edhe pas mirtatimit, po vazhdon të jetë në qendër të komenteve, të cilat vënë në pah pakënqësi të mëdha në raport me rritjen e pagave dhe rregulloren për shtesa.

- Advertisement -

Në këtë shkrim do të flasim vetëm për rregulloren, konkretisht nenin 7 të kësaj rregulloreje, i cili i diskrimonon rëndë punëtorët në sektorin publik që i kanë kryer studimet e nivelit të dytë (master) në universitetet publike e private në Kosovë.

Neni 7 i Rregullores për Shtesën dhe për Kushtet e Tregut të Punës thekson qartë që kushdo prej punëtorëve që është i punësuar në sektorin publik e që e ka kryer masterin në Kosovë, nuk mund të përfitojë nga shtesat që përcaktohen me këtë rregullore.

Përshirja e studentëve që i kanë kryer studimet jashtë shtetit në shtesa, thekson se Qeveria po i favorizon për hërë të dytë të njëjtit, pasi atyre Qeveria ua financon edhe studimet jashtë vendit.

“1. Të punësuarit që kanë kryer studimet e nivelit të dytë të arsimit të lartë në programet studimore të financuara apo të bashkë financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të përfitojnë shtesë për kushte të tregut të punës. 2. Për të përfituar këtë shtesë, duhet të plotësohen kumulativisht kushtet si në vijim: 2.1. programi i studimeve të nivelit të dytë të arsimit të lartë të jetë i financuar ose bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës; 2.2.të kenë të përfunduar studimet e nivelit të dytë të arsimit të lartë në universitete jashtë vendit; 2.3. të kenë vlerësim të performancës mbi notën “mirë”; dhe 2.4.të mos ketë masë disiplinore aktive për shkelje të rënda” – thuhet në nenin Neni 7, “Shtesa për kushte të tregut të punës për profesionet nga programet studimore të financuara ose bashkë financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Në anën tjetër, eksperti i fushës së arsimit në Kosovë, Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”, për Nacionalen ka thënë se rregullorja nuk duhet që ta paragjykojë kompetencën profesionle duke e bërë dallimin mes studimeve brenda apo jashtë vendit.

Ai ka thënë se rekrutimi nuk duhet të kufizohet në vendin se ku janë kryer studimet.

- Advertisement -rrrrrrr

“Kjo rregullore nuk guxon ta paragjykojë kompetencën profesionale bazuar në nivele të studimit jashtë vendit. Shtesa duhet të jetë nxitje për rekrutim, mirëpo rekrutimi duhet të jetë subjekt i një përzgjedhjeje meritokratike që nuk kufizohet në vendin e studimeve, por në kompetencë të dëshmuar profesionale” – ka thënë ai për Nacionalen.

Për të mos harruar, kryeministri Albin Kurti deklaronte edhe kohëve të fundit se arsimi është e ardhmja e shtetit.

“E ardhmja e shtetit, e ekonomisë dhe e shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimimi”– thoshte ai.

Bile kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij me rastin e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndër të tjera, tha se “dija mund të kthehet në masë të pavlefshme, nëse nuk konfiguron sjellje në politikat publike.”

Megjithatë, shpresojmë që qasja për shtesa, e bërë nga Qeveria Kurti, të ndryshojë dhe të mos i diskriminojë studentët e nivelit master në Kosovë, duke mos i përfshirë ata në shtesa, nëse në të ardhmen punësohen në sektorin publik. /Nacionale

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shënohet 80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Dje u shënua 80-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një...

Profesoresha nga Mitrovica Dafinë Beqiri – Peci: Shembull i përkushtimit ndaj nxënësve

Profesoresha Dafinë Beqiri - Peci është njëra nga mësimdhënësit më të dalluar dhe të...

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...