E hënë, 20 Janar, 2025

Qeveria dhe Sindikata s’merren vesh – edhe kjo javë nis me grevë: kush është fajtori?

- Advertisement1-

Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka bërë të ditur Sindikata e Arsimit, të dielën.

Kjo pasi, takimi i së shtunës në mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, ka dështuar të realizohet zgjidhja

- Advertisement -

Hymolli, të dielën iu ka kumtuar grevistëve që me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur.
Sindikata po kërkon 100 euro shtesa, ndërkaq Qeveria ka ndarë nga 50 euro shtesa për të gjithë punonjësit publikë.

Pra sindikata kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin sot në punë.

Por kështu nuk mendon Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se “shkolla duhet të jetë vendi ku nesër do të takohen me mësimdhënësit”.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe sindikata zotohet se nuk do të ndërpritet derisa të ju zbatohen kërkesat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....