Postimi në rrjete sociale të një nëne për fëmijën e saj që u kafshua për vdekje nga qeni i familjes ka përlotur një botë të tërë. I vogli Elon u dërgua me urgjencë në spital, pasi qeni i shtëpisë Chow Chow iu vërsul të dielën.
Vogëlushi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën pak çaste më vonë. Mamaja e tij 27-vjeçe, Abigail Ellis, u arrestua nga policia së bashku me të fejuarin e saj 35-vjeçar Stphen Joynes.
Çifti fillimisht u akuzua për vrasje të rëndë nga pakujdesia, por disa ditë më vonë u liruan me kusht, shkruan “The Sun”. Ellias së fundmi ka postuar në rrjete sociale një foto të djalit kur ishte vetëm 11 ditësh, e krahas fotos ka shkruar: “Foshnja jonë e mrekullueshme”.