E diel, 23 Shkurt, 2025

Qeni hyn brenda shkollës në fshatin Shirokë të Suharekës, sulmon 4 nxënëse

- Advertisement1-

Një qen ka sulmuar katër nxënëse të shkollës “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të Suharekës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se përveç nxënësve, qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë kur i janë përgjigjur rastit në fjalë.

- Advertisement -

Policia bëri të ditur se qeni është asgjësuar nga zyrtari që ishte në rast.

“Me datë 22..01.2025, rreth orës 09:50 Drejtoresha Shkollës Fillore “17 Shkurti” në Shirokl ka njoftuar policin për një sulm ndaj nxënësve nga një qen në objekt të shkollës. Patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit me urgjencë, kur kanë arritur në shkolle kanë vërejtur një qen brenda shkollës i cili dyshohej se kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen e policisë për Reporteri.net.

Nxënëset e lënduara janë dërguar në urgjencë për mjekim.

Për këtë, Policia ka identifikuar pronarin e qenit, dhe e ka arrestuar atë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Dy nxënës kanë marr lëndime nga sulmi i qenit dhe janë në shërim në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku një nxënës Femër, e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit. Dy nxënës kanë marr lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit. Hetimet rajonale bashkë me njësit tjera janë duke hetuar rastin”, thuhet nga Policia për Reporteri.net.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....